Treguesit e nivelit të lirisë së medieve dhe sigurisë së gazetarëve – 2019

Ky raport është vijueshmëri e hulumtimit “Treguesit e nivleit të lirisë së medieve dhe sigurisë së gazetarëve”, i cili paraqet në mënyrë më të gjerë situatën e legjislacionit dhe çështjet socio-ekonomike dhe politike në lidhje me lirinë e medieve dhe sigurinë e gazetarëve. Hulumtimi ka identifikuar sfidat kryesore dhe ka paraqitur rekomandime për asociacionet e gazetarëve dhe hisedarë të tjerë.


“Ndikimi i Pandemisë Covid-19 në gjendjen ekonomike të gazetarëve, kameramanëve dhe fotoreporterëve”

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) me mbështetje të Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), sot më 27 tetor, publikoi hulumtimin “Ndikimi i Pandemisë Covid-19 në gjendjen ekonomike të gazetarëve, kameramanëve dhe fotoreporterëve”.

Hulumtimi është realizuar nga hulumtuesja Lirika Demiri dhe fokusohet në largimet nga puna dhe zvogëlimi i pagave të gazetarëve, ndikimin e Pakos Emergjente në sektorin e medieve, si dhe mirëqenien fizike e mendore të punëtorëve medialë gjatë periudhës së pandemisë COVID 19.


Kosova e 75 në listë për lirinë e shprehjes.

Kosova është listuar e 75 në nivel botëror për lirinë e shtypit. Kjo është bërë nga organizata Reporterët Pakufi.  Në dallim me vitin 2018, Kosova ka bërë progres, e cila është ngritur për tri pozita.


Raporti “Paraja publike e shpenzuar në medie – 2018”, 14. 08. 2019 Prishtinë.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK të mbështetur nga Balkan Monitoring Public Finances, ka publikuar raportin “Paraja publike e shpenzuar në medie – 2018.” Raporti pasqyron shumën e financave të cilat janë shpenzuar nga institucionet shtetërore të nivelit qëndror dhe lokal për informim publik. Hulumtimi është realizuar gjatë periudhës Janar – Prill 2019.


Raporti i plotë, Treguesit e nivelit të lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve, 2018

Raporti i plotë “Treguesit e nivelit të lirisë së medias dhe sigurisë së gazetarëve” e kryer nga Petrit Çollaku. Qëllimi kryesor i raportit të tretë ka qenë që të identifikojë zhvillimet e reja dhe të bëjë krahasimin e nivelit të lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve.