Përmbledhja e të gjeturave

Permbledhja e te gjeturave nga raporti i trete e kryer ne kuader tw projektit “Platforma rajonale per promovimin e lirise se mediave dhe sigurise se gazetareve”.


Tabela krahasuese për komunat

Shpenzimet të cilat i ka bërë secila komunë për informim publik janë paraqitur në këtë grafikë të veçantë. Për më tepër, grafikët paraqesin dhe kategoritë se për çfarë janë shpenzuar mjetet financiare. Kategoritë kryesore të shpenzimeve për secilën komunë janë ndarë si në vijim: Shpallje, njoftime, publikime, Reklama, transmetim i seancave të Kuvendit Komunal.


Paraja publike e shpenzuar në media (2016)

Qëllimi kryesorë i këtij hulumtimi është të nxjerrë në pah mënyrën e shpenzimit të parasë publike nga institucionet e vendit gjatë vitit 2016 për informim publik, si dhe të hedhë dritë mbi arsyet se për çfarë janë shpenzuar këto mjete.


Udhëzues për mbrojtjen e fëmijëve në media

Zyrja e UNICEF-it në Kosovë dhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës kanë hartuar parime për të ndihmuar gazetarët përderisa raportojnë mbi çështjet që prekin fëmijët. Udhëzuesi ka për qëllim të ofrojë sqarime më të detajuara për zbatimin e kapitullit të gjashtë të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës.


Treguesit e nivelit të lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve [Kosova 2017]

Ky raport është vijueshmëri e studimit bazë, i cili ka paraqitur në mënyrë më të gjerë situatën e
legjislacionit dhe çështjet socio-ekonomike dhe politike në lidhje me lirinë e mediave dhe sigurinë
e gazetarëve dhe ka identifikuar sfidat kryesore dhe rekomandimet për asociacionet e gazetarëve
dhe hisedarë të tjerë.