Platforma Rajonale: Ndaloni presionet ndaj medieve në Bosnjë e Hercegovinë



Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor për Avokimin e Lirisë së Medias dhe Sigurisë së Gazetarëve – SafeJournalists.net – e cila përfaqëson më shumë se 8200 anëtarë, fuqishëm dënon presionet politike dhe institucionale ndaj medieve në Bosnjë dhe Hercegovinë, të cilët kanë raportuar për parregullsitë gjatë blerjes së respiratorëve për objekte mjekësore, për shkak të pandemisë covid-19.

Me 29 prill, Fahrudin Solak, drejtor i Drejtorisë Federale të Mbrojtjes Civile, kërkoi prej Zyrës së Prokurorëve të Kantonalit që ‘të investigojë dhe të shqyrtojë pretendimet e njëanshme dhe të rreme’. Kërkesa e Solak vjen pasi disa media në Bosnjë publikuan raporte që gjenin blerje jo-transparente dhe të dyshimta të respiratorëve, me vlerë 5.25 milion euro (10.5 milion KM). Bazuar në dokumente zyrtare, marrëveshja është aprovuar dhe nënshkruar nga Solak.

Kërkesa e Solak drejtuar Zyrës së Prokurorëve, kundër gazetarëve dhe mediave, ilustron dukshëm mohimin e rolit të mediave në një shoqëri demokratike – thotë Borka Rudic, sekretare e përgjithshme e Asociacionit të Gazetarëve në BH. – Është e papranueshme të kriminalizohen gazetarët e angazhuar në gazetari investigative dhe të diskutohet një korrupsion i mundshëm, njëjtë sikur për zyrtarët publikë të përdorin periudhën e pandemisë covid-19 për të kufizuar të drejtat e gazetarëve dhe lirinë e mediave në BiH. Ne nuk do të lejojmë këtë gjë dhe do të përdorim të gjitha mjetet ligjore për të parandaluar presionin politik e gjyqësor mbi gazetarinë e lirë.

Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor për Avokimin e Lirisë së Medias dhe Sigurisë së Gazetarëve – SafeJournalists.net i bashkohet anëtarit të saj, Asociacionit të Gazetarëve BH, në dënimin e presioneve të ushtruara nga mediave që raportojnë në interes të opinionit publik, si dhe presioneve që bëhen ndaj organeve hetimore. Bëjme thirrje ndaj përfaqësuesve të shtetit që të njohin rolin e mediave në një shoqëri demokratike dhe të përmbahen nga ushtrimi i presioneve. Në të njëjtën kohë, ne u bëjmë thirrje autoriteteve përkatëse, sidomos prokurorëve publikë që t`i rezistojnë presioneve të tilla dhe të veprojnë në pajtim me ligjin dhe me autoritetin e tyre.

 

Shkup – Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Zagreb, 01.05.2020

 

Asociacioni i Gazetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës

Sindikata e Mediave e Malit të Zi

Asociacioni i Gazetarëve Kroatë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë

Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve të  Serbisë

 


, ,