Platforma Rajonale: Faktor.ba nën kcërnime dhe presion për të larguar përmbajtjen gazetareske



Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor për Avokimin e Lirisë së Medias dhe Sigurisë së Gazetarëve – SafeJournalists.net – e cila përfaqëson më shumë se 8200 anëtarë, fuqishëm dënon ndërhyrjen në redaksinë e portalit Faktor.ba, kërcënimet dhe presionet pasuese ndaj gazetarëve e redaktorëve që punojnë aty nga persona të afërt me një kriminel të njohur.

Me 14 prill, dy gra u futën në redaksinë/në zyret e Fatkor.ba duke kërcënuar dhe duke mallkuar stafin. Ato ishin të pakënaqura me një tekst të botuar në lidhje me një zjarrëvënie dhe të shtëna nga persona të panjohur në vendbanimin Vraca në Sarajevë, një natë më parë. Kërkesa e tyre që ky tekst të largohej si i tillë, u refuzua nga portali. Shumë shpejtë, Fatkor.ba e pranoi një telefonatë nga një burrë që ata e kishin raportuar më parë, me të njëjtën kërkesë. Ky person, i njohur për Policinë si i dënuar për shumë vepra penale, kërcënoi se do të vinte bashkë me avokatin e tij në zyret dhe redaksinë e portalit.

Faktor.ba thanë se i marrin këto kërcënime shumë seriozisht sepse ato vijnë nga një person shumë i afërt me të dënuarin:

Ne i kemi raportuar ata tek Drejtorati Policor në Policinë e Kantonit të Sarajevës, duke paraqitur edhe provat. Patrolla e Policisë erdhi shpejtë tek zyret tona dhe, me sjellje profesionale, i morrën deklaratat tona për t’i dërguar më pas tek Drejtoria e Policisë – tregojnë nga ekipi redaktues i Faktor.ba – Pyetja mbetet: si mundet që një person, i dënuar se ka udhëhequr një grup kriminal përgjegjës për 128 krime, përfshirë edhe të shtëna ndaj oficerëve të policisë, të jetë i lirë dhe kësisoj të mund të ushtrojë presion ndaj medias?

Mirëpresim reagimin e shpejtë dhe profesional të Policisë së Kantonit të Sarajevës dhe kërkojmë nga të gjitha institucionet relevante që të nisim një hulumtim urgjent rreth këtij rasti, dhe të ndjekin personat përgjegjës në përputhje me ligjin- thotë Borka Rudic, sekretare e përgjithshme e Asociacionit të Gazetarëve të BH. Sulmet ndaj gazetarëve profesionistë janë të papranueshme në një shoqëri demokratike, janë një kërcënim serioz ndaj lirisë së shprehjes dhe sigurisë së gazetarëve. Për këtë arsye, BHJA i nxit parlamentarët në të dy etnitetet e BiH, Distriktin Brcko dhe nivelin shtetëror që sa më shpejtë të jetë e mundur të miratojnë ndryshime në ligjet penale që do të avanconin politikën kriminale në raport me sulmet ndaj gazetarëve.

Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor për Avokimin e Lirisë së Medias dhe Sigurisë së Gazetarëve – i bashkohet anëtarit të saj, Asociacionit të Gazetarëve BH, në dënimin e këtij incidenti dhe pret një qasje profesionale ndaj incidentit nga të gjitha institucionet relevante. Është shumë shqetësues fakti që i dyshuari është një kriminel i njohur dhe ndajmë shqetësimet e partnerit tonë për pandëshkueshmërinë ekzistuese dhe sanksionet e buta ndaj atyre që sulmojnë gazetarët. Shteti, në të gjitha nivelet e tij, duhet të dërgojë një mesazh të qartë që sulmet ndaj gazetarëve, mediave dhe lirisë së shprehjes nuk do të duhej të toleroheshin dhe nuk do të tolerohen.

 

Shkup – Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Zagreb, 16 prill 2020

 

Asociacioni i Gazetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës

Sindikata e Mediave e Malit të Zi

Asociacioni i Gazetarëve Kroatë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë

Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve të  Serbisë


, ,