SafeJournalists: Zbulime të reja të presioneve ndaj Ora News në Shqipëri 



Disa javë pasi forca të armatosura të policisë hynë në mjediset e Ora News dhe asetet e pronarit Ylli Ndroqi u sekuestruan lidhur me akuza për trafikim droge, Ora News publikoi një korrespondencë me mesazhe nga viti 2018 duke zbuluar presionet e kryetarit të bashkisë së Tiranës dhe përpjekjet për të ndikuar në politikën e saj editoriale. 

Në 3 gusht, RTV ORA dhe Ora News ishin ndër pasuritë e tjera të Ndroqit që u sekuestruan me urdhër të Gjykatës Speciale Kundër Korrupsionit (SPAK) për shkak të akuzave për trafik droge në të kaluarën. Ndroqi mohoi pretendimet, megjithatë Interpol konfirmoi se aliasi i dënuar jashtë vendit dhe Ndroqi janë i njëjti person. Hyrja e forcave të armatosura të policisë në ambientet e këtyre mediave ishte një veprim i kritikuar nga organizatat shqiptare të gazetarëveKëshilli i Mediave Shqiptare dhe Reporterët pa Kufij. 

Në 14 gusht, Ora News publikoi një korrespodencë, siç pretendon, midis Ndroqit dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ajo tregon kryebashkiakun Veliaj duke i quajtur gazetarët “idiotë”, duke u përpjekur të diskreditojnë median dhe të bëj presion për të ndryshuar politikën editoriale dhe për të raportuar në favor të tij. Veliaj posaçërisht fyen dhe kërcënon Beti Njuma, Drejtoren e atëhershëm të Informacionit të Ora News dhe tani gazetare dhe prezantuese e edicionit kryesor të lajmeve. Fotografitë nga kjo korrespondencë, gjithashtu treguan që Kryetari i Bashkisë i nis Ndroqit artikuj nga Ora News që ishin kritike për Bashkinë dhe veten e tij, duke vënë në dyshim publikimin e tyre dhe duke kërkuar ndryshime, shoqëruar me fyerje të qarta ndaj gazetarëve të Ora News. Megjithëse këto mesazhe datojnë në nëntor 2018, pretendohet se ato vazhduan me muaj, veçanërisht rreth çështjeve kryesore siç është prishja e Teatrit Kombëtar në maj të vitit 2020.   

Më 15 gusht, Beti Njuma zbuloi se ajo kishte dhënë dorëheqjen nga detyra e saj si Drejtore e Informacionit në Shtator 2019 për shkak të presioneve të tilla të forta politike dhe përpjekjeve për të ndikuar në politikën editoriale të Ora News. Sidoqoftë, ajo theksoi se Ora News dhe RTV Ora vazhdojnë të raportojnë profesionalisht pa u përkulur ndaj presione të tilla. 

“Është thelbësore për institucionet përkatëse të drejtësisë të hetojnë vërtetësinë e korrespondencës. Nëse është autentike, është një rast i qartë i një zyrtari të zgjedhur që përpiqet hapur të ndryshojë përmbajtjen e mediave dhe të ndikojë në politikën editorial” – shprehet Blerjana Bino, eksperte e Safejournalists në Shqipëri duke theksuar se Artikulli 22 dhe 23 i Kushtetutës dhe Artikulli 4 i Ligjit për Median Audiovizive e bëjnë këtë ndërhyrje të paligjshme. “Në të njëjtën kohë “- shtoi Bino -” është në interes të gjithë komunitetit të mediave dhe shoqërisë shqiptare që hetimi i vazhdueshëm për çështjen e Z. Ndoqi të kryhet në mënyrë të pavarur dhe të duhur në përputhje me shtetin ligjor, pa ndërhyrë në punën e gazetarëve dhe misionin e Ora News dhe RTV Ora si media”.  

Rrjeti i SafeJournalists bashkohet me kolegët në Shqipëri në dënimin e ngjarjeve rreth Ora News dhe TV Ora. Këto media njihen si kritike për qeverinë dhe, ndërsa shteti ligjor duhet të respektohet, është e rëndësishme të ndahet pronari nga gazetarët dhe profesionistët e tjerë të mediave. Ata duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre pa presion politik dhe çdo presion tjetër. Konteksti dhe mënyra e veprimeve që u ndërmorën kundër Ora News dhe TV Ora dërgon një mesazh tronditës për atë që pret mediat kritike ndaj qeverisë. 

Shkup – Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Zagreb, 20.08.2020 

Asociacioni i Gazetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës 

Sindikata e Mediave e Malit të Zi 

Asociacioni i Gazetarëve Kroatë 

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës 

Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë 

Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve të Serbisë 


, ,