Platforma Rajonale: Të hetohen urgjentisht dy rastet e thyerjeve të zyrave të AGK-së



Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor për Mbrojtjen e Lirisë së Medias dhe Sigurisë së Gazetarëve e cila përfaqëson më shumë se 8,000 anëtarë, dënon fuqishëm thyerjet e zyrave të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AJK), që ndodhen në ndërtesën e Ndërmarrjes Publike Banesore, në qendër të Prishtinës.

Në orët e para të së martës (18.02.2020), zyrat e AGK-së u thyen për herë të dytë. Ndryshe nga hera e kaluar, më 06.12.2019 kur u vodhën pajisje me vlerë të organizatës, kësaj radhe në zyrë nuk mungon asgjë, megjithëse kryesit kanë kontrolluar dhe shpalosur dokumentet.

Për rastin është njoftuar menjëherë Policia e Kosovës ndërsa tek pas rreth 2 orëve, në vendin e ngjarjes ka arritur ekipi i Forenzikës për t’i bërë hetimet e nevojshme.

Zyrat e AGK-së u thyen herë për një periudhë më të shkurtër se 3 muaj dhe hetimi për incidentin e parë është ende në vazhdim.

“Jemi jashtëzakonisht e shqetësuar me këtë situatë dhe i dënojmë ashpër këto akte vandale. Organizata fton organet kompetente që t’i zbardhin të dyja rastet, ani pse për rastin e parë, as pas dy muajsh, nuk kemi pranuar asnjë informatë nga hetuesit. ” – tha Kryetarja e Bordit të AGK-së, Gentiana Begolli Pustina.

Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor për Mbrojtjen e Lirisë së Medias dhe Sigurinë e Gazetarëve kërkon që autorët e këtyre incidenteve të dalin para drejtësisë. Platforma gjithashtu do të informojë të gjitha institucionet evropiane për këtë incident dhe do të kërkojë ndërhyrjen e tyre të menjëhershme.

Shkup – Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Zagreb, 20.02.2020

Asociacioni i Gazetarëve të B&H

Sindikata e Medieve të Malit të Zi

Asociacioni i Gazetarëve Kroatë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë

Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve të Serbisë


, ,