Platforma Rajonale: Policia e Kosovës duhet menjëherë të hetoj vandalizmin ndaj zyrave të AGK-së



Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor për Avokimin e Lirisë së Mediave dhe Sigurinë e Gazetarëve,  e cila përfaqëson mbi 8,000 anëtarë, fuqishëm e dënon sulmin vandal ndaj zyrave të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës nga persona të panjohur, ditën e premte me 6 dhjetor në Prishtinë. 

Të premten me 6 dhjetor 2019, zyrat e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, të cilat gjenden në lokalet e Ndërmarrjes Publike Banesore në rrugën Perandori Justinian, janë thyer nga persona të pa njohur. Aty janë vjedhur mjetet e punës: një fotoaparat, një televizor, një llaptop dhe gjithashtu para të gatshme dhe gjëra tjera me vlerë.

Policia e Kosovës është njoftuar për rastin dhe ekipi i forenzikës ka dalë në vendin e ngjarjes për të bërë hetimet e nevojshme. AGK ende nuk ka marrë ndonjë njoftim shtesë nga policia për procedurat e hetimit. Zyrat e AGK janë përballë Katedrales në qendër të Prishtinës, e cila është e rrethuar me kamera të sigurisë dhe njëjtë një restorant është në afërsi të zyrave.

Platforma Rajonale mbështet Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës në thirrjen për veprim të shpejt të Policisë së Kosovës dhe autoriteteve tjera relevante të vendit, për të gjetur të dyshuarit sa më shpejt që të jetë e mundur. Pavarësisht këtij rasti, platforma inkurajon AGK që të mos ndalojë së përmbushuri misionin e vetë në mbrojtje të punës së gazetarëve, gazetarisë dhe aktiviteteve të mediave. Ky krim është një rast i pa tolerueshëm, i cili duhet menjëherë të adresohet nga organet kompetente.

Çdo sulm ndaj gazetarëve, organizatave të tyre, apo mediave, është sulm ndaj interesit publik, demokracisë me theks të veçantë ndaj lirisë së shprehjes.  

Sarajevë – Podgoricë – Zagreb – Prishtinë – Shkup – Beograd (10.12.2019)

Asociacioni i Gazetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës

Sindikata e Mediave të Malit të Zi

Asociacioni i Gazetarëve të Kroat

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë

Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve të Serbisë


, ,