Konferenca rajonale “Liria e mediave dhe siguria e gazetarëve në Ballkanin Perëndimor” 07.12.2016



Numri i sulmeve ndaj gazetarëve është në rritje në vitet e fundit, ndërsa brengë e veçantë është rritja e sulmeve fizike dhe dhuna ndaj gazetarëve, të dhëna të paralajmëruara në hapje të konferencës dyditore të „Liria e mediave dhe siguria e gazetarëve në Ballkanin Perëndimor“.

Konferencën e ka organizuar Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve të Serbisë në kuadër të projektit „Platforma regjionale për avokim për lirinë e mediave dhe sigurinë e gazetarëve“ – rrjeti i asociacioneve të gazetarëve dhe sindikatave në shtetet e Ballkanit perëndimor.

Në konferencë janë paraqitur rezultatet e hulumtimit rajonale për lirinë e mediave dhe sigurisë së gazetarëve që e ka udhëhequr Snezhana Tërpevska nga Instituti për studime të komunikimit nga Shkupi. Hulumtimi është bërë në pesë shtetet e rajonit, Bosnje dhe Hercegovinë, Serbi, Mal të Zi, Kosovë dhe Maqedoni, ndërsa ka përfshirë tri tema kryesore – korniza ligjore dhe zbatimi i saj, pozita ekonomike dhe puna e gazetarëve, dhe siguria e gazetarëve.

Sa i përket legjislacionit, studimi tregon se në shumicën e vendeve legjislacioni është i harmonizuar me standardet, por zbatimi i ligjit është i dobët. Në asnjërin vend, interneti nuk është subjekt i legjislacionit të veçantë, por hulumtimi tregon se ka pasur përpjekje të censurës. Rregullatorët dhe shërbimi publik në të gjitha vendet e hulumtuara perceptohet si i politizuar.

Shpifja është dekriminalizuar në të pesë shtetet, por në legjislacion qëndrojnë dënime të larta që ka ndikim të madh në auto censurë. Si për shembull, në Bosnje dhe Hercegovinë 80 për qind e gazetarëve janë shprehur se kanë frikë nga ligji kundër shpifjes.

Gazetaria kritike ‘ik’ në sferën online

Hulumtimet tregojnë trendin e përgjithshëm se gazetaria kritike gjithnjë po drejtohet në sferën e internetit, e cila është duke u bërë gjithnjë e më shumë një zonë e lirë e gazetarisë, por edhe shënjestër e sulmeve. Gazetarët e mediave jo-fitimprurëse theksojnë se shpesh i nënshtrohen sulmeve nga ana e qendrave të pushtetit dhe nga një pjesë e kolegëve të cilët janë duke u përpjekur për t’i diskredituar ata duke i etiketuar ata si mercenarë të huaj.

Sa i përket shoqërimit të gazetarëve në organizatat profesionale, hulumtimi tregon edhe një trend i cili është i pranishëm në të gjithë zonën e hulumtimit – dhe kjo është kur qeveritë krijojnë struktura paralele të shoqërisë civile që shërbejnë për të kompromituar organizatat legjitime profesionale.

Në lidhje me mbrojtjen e burimeve të gazetarëve, në secilin shtet janë shënuar raste të presioneve ndaj gazetarëve që të zbulojnë burimet jashtë gjykatës. Sa i përket qasjes në informata, në të gjitha vendet e rajonit është i pranishëm problemi i heshtjes së administratës, që zvarrisin rastet në informacionin e kërkuar. Gazetarët në të gjitha shtetet theksuan se Parlamenti është institucioni më i hapur ndërsa qeveritë dhe partitë politike janë më të mbyllurat.

Pasiguria: Frikë për siguri ekonomike dhe fizike në rritje

Në kapitullin e pozitës ekonomike të gazetarëve, hulumtimet tregojnë se pozita ekonomike dhe sociale e gazetarëve në vitet e fundit është përkeqësuar.

Pagat e gazetarëve në disa vende në rajon kanë rënë nën mesatare, gazetarët shpesh punojnë me orë të gjata dhe nuk kanë kontrata të rregullta. Dhe kjo është arsyeja që ata gjenden nën frikë të vazhdueshme nga përjashtimi nga puna. Gjithashtu, një problem tjetër i madh në të gjitha 5 shtetet është mungesa e akteve të brendshme që duhen të mbrojnë pavarësinë e redaksisë nga menaxhmenti.

Kur bëhet fjalë për sulmet ndaj gazetarëve, hulumtimi për herë të parë i ka mbledhur të gjitha statistikat e sulmeve të gazetarëve të rajonit në një vend. Sipas hulumtimeve të bëra në rajon, të dhënat tregojnë se numri i sulmeve fizike është rritur në vitet e fundit. Pothuajse të gjitha rastet e vrasjeve të gazetarëve mbeten të pazgjidhura, dhe autorët e krimit nuk janë zbuluar.

Gjatë hulumtimit është vërejtur se institucionet shtetërore nuk mbajnë statistika të standardizuara në lidhje me sulmet ndaj gazetarëve, nuk ekziston po ashtu një sistem uniform të llojit të sulmeve ndaj gazetarëve. Masat që institucionet i marrin për mbrojtjen e gazetarëve nuk janë adekuate, e as nuk ekzistojnë politika që mund të merren me to e as mekanizma për monitorim dhe raportim të sulmeve. Për më shumë, zyrtarët shtetërorë shumë rrallë e dënojnë dhunën kundër gazetarëve dhe ndonjëherë ata përpiqen që ti mbulojnë.

Safejournalists.net: Statistikat për sulmet kundër gazetarëve nga rajoni në një vend për herë të parë

Platforma online safejournalists.net që për herë të parë mbledh statistikat e sulmeve kundër gazetarëve nër ajon janë paraqitur në kongres. Platforma lehtëson raportimin e sulmeve apo shkeljeve të të drejtave të gazetarëve po ashtu edhe kërkimi në qendrën e të dhënave të gjashtë qendrave rajonale (Sarajevë, Zagreb, Prishtinë, Shkup, Podgoricë, Beograd).

Platforma online është pjesë e Sistemit të paralajmërimit të hershëm dhe parandalimit të sulmeve kundër gazetarëve që është nën zhvillim nga Platforma Regjionale për Avokim të Lirisë së Mediave dhe Sigurisë së Gazetarëve – rrjet i asociacioneve të gazetarëve dhe sindikatava në Ballkan Perëndimor, e themeluar më Janar 2016.

Temat në konferencë: mekanizmat shtetërorë për sigurinë e gazetarëve, roli i organizatave profesionale sa i takon sigurisë së gazetarëve, mbrojtja ligjore e mediave dhe gazetarëve dhe pasojat e reklamave nga shteti. Në konferencë morën pjesë: Michael Davenport, udhëheqës i delegacionit të BE-së në Serbi, Snezhana Tërpevska, kryesuese e projektit të hulumtimit, Dunja Mijatoviq, OSBE, Martina Silvestri, Këshilli Europian, Mehmet Koksal, Federata Europiane e Gazetarëve (EFJ) dhe përfaqësuesit e asociacioneve të gazetarëve dhe sindikatave nga rajoni.

Beograd, 06-07.12.2016


, ,