Sulm fizik në drejtim të gazetarit, Valon Syla, Prishtinë, 22.12.2020


Gazetari Valon Syla është sulmuar fizikisht gjatë ditës së sotme. Në një video e cila po qarkullon në rrjetet sociale, Syla shihet duke u grushtuar nga një person i panjohur. Në lidhje me rastin, AGK-ja ka kontaktuar Policinë e Kosovës, të cilët kanë konfirmuar se kanë pranuar informatën për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla. “Sot rreth orës 12:05, kemi pranuar informatën se në lagjen Pejton është sulmuar gazetari. Njësia policore ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar përmes telefonit me gazetarin, i cili ka deklaruar se për momentin nuk ka nevojë për trajtim mjekësor. Jemi duke e pritur për të marrë informata të tjera”, ka thënë Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për AGK-në, Baki Kelani.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, dënon ashpër sulmin fizik në drejtim të gazetarit, Valon Syla. AGK kërkon nga organet e drejtësisë që sa më shpejtë t’i hetojnë motivet e sulmit dhe ta zbardhin këtë rast, i cili në themel dëmton lirinë e shprehjes dhe medias.Secili sulm në drejtim të gazetarëve është sulm ndaj fjalës së lirë dhe demokracisë në vend.

Shteti KO
Emri dhe mbiemri Valon Syla
Gjini Mashkull
Data 22/12/2020
Qyteti
Lloj i incidentit Kërcënime kundër jetës dhe lëndimeve trupore të gazetarëve
Nga kush Në gazetarë nga qytetarët
Lloji i medias: Online
Emri i Medias Gazeta Metro
Burimi Facebook
Përfundimi ligjor Kryerësi I veprës wshtw dwnuar, lloji I dënimit
Vendimi I gjykatës Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit B.J. për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, nga neni 185 par.1, nënpar.1.4 të Kodit nr.06/L-074 të KPRK-së. I akuzuari është shpallur fajtor për këtë vepër penale dhe është gjobitur me 4.500 (katër mijë e pesëqind) euro, të cilin është i obliguar që ta paguajë në afatin prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, ndërsa koha e kaluar në paraburgim, nga 22.12.2020 deri më 06.01.2021, të akuzuarit B.J, do t’i llogaritet në ndëshkimin e shqiptuar.
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Jo
Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, dënon ashpër sulmin fizik në drejtim të gazetarit, Valon Syla. AGK kërkon nga organet e drejtësisë që sa më shpejtë t’i hetojnë motivet e sulmit dhe ta zbardhin këtë rast, i cili në themel dëmton lirinë e shprehjes dhe medias.Secili sulm në drejtim të gazetarëve është sulm ndaj fjalës së lirë dhe demokracisë në vend.