Pengim në detyrë ndaj ekipit të Klan Kosovës, Gjakovë, 12.11.2020


Ekipi i Klan Kosovës është penguar të transmetonin ndeshjen e basketbollit në mes të Vllaznimit– Trepçës në palestrën “Shani Nushi”, në Gjakovë.  Ekipi është penguar në kryerjen e detyrës zyrtare nga përgjegjësi i palestrës dhe i një pjesëtari të sigurimit.

Pengimi ka ndodhur më 11 nëntor rreth orës 17:00, kur ekipi kishte kërkuar asistencë nga zyrtari i palestrës për t’i futur pajisjet në sallë dhe për t’u përgatitur për transmetimin e ndeshjes Vllaznimi – Trepça.

Sipas Drejtorit të Programit të Sportit në Klan Kosova, Agon Fehmiu, ekipit realizues i është refuzuar hyrja në palestër nga përgjegjësi i saj, duke u përcjellë me ofendime, kanosje dhe sulm fizik.

Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, pengimi i ekipit realizues të Klan Kosovës përderisa ishin në krye të detyrës është tërësisht i papranueshëm dhe paraqet trysni. AGK-ja u bën thirrje organeve kompetente dhe institucioneve përgjegjëse që të marrin masa ndaj sjelljes së përgjegjësit të kësaj palestre.

Shteti KO
Emri dhe mbiemri Ekipi i Klan Kosovës
Gjini Grup (emëro anëtarët nëse është e mundur) Petrit Mulliqi, Urim Bajçinovci, Rinor Topalli, Mustafë Tenezhdolli, Bajram Emini, Liridon Sefa, Gazmend Salihu dhe Dardan Haxhija.
Data 12/11/2020
Qyteti
Lloj i incidentit Kërcënime tjera ndaj gazetarëve
Nga kush Sigurimi
Emri i Medias Klan Kosova
Burimi Drejtori i programit te sportit ne Klan Kosova
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
A është raportuar incidenti tek policia/autoritetet ? Rasti është raportuar në polici