Gjuhë linçuese ndaj korrespodentit, Baki Rexhepi, Preshevë, 05.03.2021


Kryetari i Alternativës për Ndryshime, Shqipërim Arifi, ka përdorur gjuhë linçuese në drejtim të korrespodentit të Radio Televizionit të Kosovës, Baki Rexhepi. Arifi mbrëmë përgjatë një interviste në një televizion të Kosovës, e ka akuzuar Rexhepin se është një person i korruptuar dhe prandaj nuk deklarohet për RTK-në, duke shtuar se ka fakte për këto që flet. Në lidhje me këtë deklaratë, AGK-ja ka kontaktuar edhe drejtorin e RTK-së, Festim Kabashi, i cili ka deklaruar se nuk ka pranuar ndonjë ankesë për korrespodentin, Baki Rexhepi. I menjëhershëm ka qenë reagimi i kolegut tonë, Baki Rexhepi, duke i cilësuar akuzat në fjalë si jashtëzakonisht të rënda dhe që nuk përkojnë aspak me të vërtetën. Për më tepër, Rexhepi ka deklaruar se ai gjithnjë është bojkotuar si gazetar nga z.Shqipërim Arifi. Rexhepi duke kërkuar reagim nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka informuar që tashmë ka filluar t’i ndjekë të gjitha rrugët ligjore kundër deklaratave të z.Arifit, i cili sipas tij me këtë akuzë ka njollosur dinjitetin e tij personal dhe ka dëmtuar integritetin dhe kredibilitetin e tij profesional.

AGK-ja kërkon nga z.Shqiprim Arifi, që të kërkojë falje për gjuhën e përdorur në drejtim të kolegut tonë dhe të gjitha pakënaqësitë t’i adresojë përmes organeve të drejtësisë.

 

Shteti KO
Emri dhe mbiemri Baki Rexhepi
Gjini Mashkull
Data 05/03/2021
Qyteti
Lloj i incidentit Kërcënime tjera ndaj gazetarëve
Nga kush Nga zyrtarët publik
Shkelësi / i dyshuari Shqiprim Arifi
Lloji i medias: Elektronike
Emri i Medias Radio Televizioni i Kosoves
Burimi Mediet
Emri i shkelësit / të dyshuarit Array
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? AGK-ja kërkon nga z.Shqiprim Arifi, që të kërkojë falje për gjuhën e përdorur në drejtim të kolegut tonë dhe të gjitha pakënaqësitë t’i adresojë përmes organeve të drejtësisë.