Gjuhë ofenduese dhe kërcënuese në drejtim të gazetarit Arsim Lani, Prishtinë, 01.12.2020


Anëtarja e partisë Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK, Melihate Tërmkolli, ka përdorur gjuhë ofenduese dhe kërcënuese në drejtim të gazetarit të Televizionit 7, Arsim Lani.

Tërmkolli përmes një mesazhi elektronik, e ka quajtur gazetarin “bërllok” dhe “i pafytyrë”, për shkak se siç e ka bërë të ditur gazetari për AGK-në, Tërmkolli nuk ishte njoftuar paraprakisht për të ftuarin tjetër në studio. Krahas ofendimeve, ajo gjithashtu ka kërcënuar Lanin, duke i thënë se “ do ta paguajë për mundin dhe ftohjen” që sipas saj, ai ia ka shkaktuar.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, përmes një reagimi për media ka dënuar gjuhën denigruese dhe kërcënuese në drejtim të gazetarit, Arsim Lani. AGK-ja, gjithashtu ka kërkuar nga zyrtarët politikë që ta njohin rolin e gazetarëve në një shoqëri demokratike dhe të përmbahen nga ofendimet në drejtim të tyre.

Shteti KO
Emri dhe mbiemri Arsim Lani
Gjini Mashkull
Data 01/12/2020
Qyteti
Lloj i incidentit Kërcënime tjera ndaj gazetarëve
Nga kush Nga zyrtarët publik
Shkelësi / i dyshuari Melihate Tërmkolli
Emri i Medias T7
Burimi Facebook
Emri i shkelësit / të dyshuarit Array
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, përmes një reagimi për media ka dënuar gjuhën denigruese dhe kërcënuese në drejtim të gazetarit, Arsim Lani. AGK-ja, gjithashtu ka kërkuar nga zyrtarët politikë që ta njohin rolin e gazetarëve në një shoqëri demokratike dhe të përmbahen nga ofendimet në drejtim të tyre.
A është raportuar incidenti tek policia/autoritetet ? Rasti nuk është raportuar në polici