Pengim në detyrë, Parim Olluri, Prishtinë, 17.04.2021


Drejtor i Gazetës Insajderi, Parim Olluri, mëngjesin e sotëm është intervistuar nga Policia e Kosovës, pas disa publikimeve që mediumi i publikoi mbrëmë rreth sigurimit të vaksinave kundër COVID 19.

Për AGK-në është tërësisht i papranueshëm intervistimi i Parim Ollurit, me qëllim të zbulimit të burimit të tyre, pasi që kjo në thelb është shkelje flagrante e Ligjit për Mbrojtjen e Burimeve të Gazetarëve dhe të drejtës së lirisë së medieve.

AGK-ja u bën thirrje organeve kompetente që të fillojnë procedura disiplinore ndaj policëve dhe prokurorëve, të cilët kanë keqpërdorur autorizimet e tyre, si dhe u bën thirrje të gjithë akterëve relevantë që të ndalin presionin dhe pengimin e ushtrimit të profesionit ndaj gazetarëve.

Njëherësh, AGK-ja inkurajon të gjithë gazetarët që të mos dorëzohen përballë pengimeve të tilla dhe të punojnë me përkushtim që ta informojnë publikun.

Shteti KO
Emri dhe mbiemri Parim Olluri
Gjini Mashkull
Data 17/04/2021
Qyteti
Lloj i incidentit Kërcënime tjera ndaj gazetarëve
Nga kush Nga zyrtarët publik
Lloji i medias: Online
Emri i Medias Gazeta Insajderi
Burimi Gazeta Insajderi
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
A është raportuar incidenti tek policia/autoritetet ? Rasti nuk është raportuar në polici