SafeJournalists: Policia e Serbisë t’iu sigurojë mbrojtje punonjësve medial në protesta



Dy kameramanë janë sulmuar fizikisht nga protestuesit, një gazetare është qëlluar me shufër dhe policia nuk lejoi gazetarët të xhirojnë dhunën që po ndodhte në rrugë gjatë protestave në Beograd të Serbisë.

Mbrëmjen e 7 korrikut, qytetarë nga Beogradi dolën në rrugë për të protestuar kundër mënyrës se si Qeveria e Serbisë po përballet me pandeminë Covid-19. Në ndërkohë që përplasjet ndërmjet protestuesve dhe policisë dalin nga kontrolli, së paku tre incidente ndaj punonjësve medial kanë ndodhur:

  • Dy kameramanë të agjencisë së lajmeve Tanjug janë sulmuar fizikisht nga protestuesit. Një protestues iu qas një kameramani te agjencisë duke e pyetur se përse po xhironte dhe provon t’a ndalojë duke e tërhequr nga dora dhe më pas duke e goditur në stomak. Kameramani tjetër u sulmua në ndërkohë që protestuesit po vraponin për t’u larguar nga gazi lotsjellës. Kamera e tij u mor dhe ai u urdhërua t’ua dorëzojë pamjet e xhiruara të protestuesve. Protestuesit u larguan kur ai refuzoi të vepronte siç iu kërkua.
  • Policë civilë provuan t’i pengojnë gazetaren Jelena Zoric dhe kameramanin Aleksandar Cvorkotic, të televizionit N1, që të mos xhirojnë policët teksa ata po i rrihnin protestuesit në parkun përballë presidencës së Serbisë.
  • Policia pengoi gazetaren Milica Bozinovicin, nga portali Nova S, gjatë kohës që ajo po e ndihmonte një burrë i cili kishte marrë lëndime. Bozinovic provoi t’ua shpjegojë policëve se ajo ishte aty gazetare në detyrë, por polici e qëlloi atë nga prapa me shufrën e tij.

Videot e këtyre tri incidenteve mund t’i gjeni online.

  • Natën e kaluar forcat policore ushtruan dhunë ndaj qytetarëve, disa protestues ishin të dhunshëm dhe në këto kushte të jashtëzakonshme u sulmuan gazetarët. Në ftojmë policinë që t’iu kushtojë vëmendje dhe t’i mbrojë ekipet e medieve, si dhe i ftojmë kolegët tanë t’i mbajnë kartelat identifikuese si punonjës medial dhe t’i shmangin situatat e tilla nga ku rrezikojnë veten – u shprehë Zljko Bodrozic, kryetar i Asociacionit të Gazetarëve të Pavarur të Serbisë (AGPS). Bodrozoric shprehë indinjatën e tij ndaj transmetuesit publik të Serbisë, RTS-së, si shkak i dështimit të tij në informimin e qytetarëve të Serbisë lidhur me ngjarjet dramatike që po ndodhnin, për më tepër shtoi – Do të doja t’i potencoja ekipet e medieve si :TV N1, Al Jazeersa Balkans, portal Nova, ditorja Danas dhe profesionistëve të tjerë medial, të cilët guximshëm raportuan lidhur me ngjarjet, për informatat të cilat ua ofruan qytetarëve të Serbisë dhe rajonit, në kohë reale dhe të cilat ishin objektive.

Rrjeti i SafeJournalists i cili përfaqëson mëse 8 mijë e 200 profesionistë medial, dënon të gjitha  sulmet ndaj gazetarëve dhe I bashkohet anëtarit të vetë AGPS në kërkesën e tij drejtuar autoriteteve Serbe. Në pajtueshmëri me misionin e vetë, policia duhet të sigurojë ambient të sigurt pune për gazetarët dhe duhet të përcaktojë sa më parë se kush dhe përse ka shkelur të drejtat e gazetarëve gjatë protestave. Duhet të përkufizohet në rast se policët kanë tejkaluar kompetencat e veta dhe në rast se po, atëherë të gjenden personat përgjegjës.

Gjithashtu, ne i bashkohemi thirrjes së AGPS-së, të cilët kërkojnë që gazetarët të cilët mbulojnë protestat të jenë lehtë të identifikueshëm (si gazetarë) – dokumenti i  identifikimit të punës së tyre të vendoset në formë që të shihet lehtë, si dhe të veprojnë sido që iu kërkohet nga rrethanat, ashtu që t’a identifikojnë veten tek policia dhe qytetarët, si gazetarë në detyrë.

Secili sulm ndaj gazetarëve është sulm në interesat publike, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.

Shkup – Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Zagreb, 08.07.2020

Asociacioni i Gazetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës

Sindikata e Mediave e Malit të Zi

Asociacioni i Gazetarëve Kroatë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë

Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve të Serbisë


, ,