SafeJournalists: Hapat e parë drejtë të vërtetës për vrasjen e Curuvijas



Më 11 prill 1999, pronari i të përditshmes “Dnevni Telegraf” dhe gazetës javore “Evropljanin”, Slavko Curuvija u qëllua 14 herë me armë në ndërkohë që po hynte në një ndërtesë me partnerin e tij, në Beograd të Serbisë. Njëzet e një vite më vonë, Gjykata e Apelit në Beograd do të marrë vendimin përfundimtar përsa i përket dënimit të katër pjesëtarëve të Sigurimit të Shtetit, për organizim dhe pjesëmarrje në atentat. Në Prill të 2019-tës, u dënuan në total prej 100 vitesh me burgim, nga Gjykata e lartë, për krim të organizuar.

Me 7 Korrik 2020 Gjykata e Apelit e Serbisë mbanë dëgjim të hapur prej tre ditësh, lidhur me atë se a do të mbështetet vendimi fillestar për vrasjen e gazetarit Slavko Curuvija, apo se a do të rikthehet rasti për rigjykim. Lëvizja me kërkesë të dy avokatëve dhe zëvendës prokurorit, që me ngulm kërkojnë zbardhjen e identitetit të ekzekutuesit, kontestohet. Familja e Curuvijas deklaron se rreziku të cilin e bartë rigjykimi, përfshirë këtu edhe ri ekzaminimi i qindra dokumenteve dhe dëshmive të cilat mund të marrin vite për t’u shqyrtuar, si pasojë kjo ia kalon për nga pesha nevojës për një përgjigje përfundimtare.

Asociacioni i Gazetarëve të Pavarur të Serbisë (AGPS), pret që vendimi primar të konfirmohet. AGPS deklaron se kjo duhet të jetë nisme e nxjerrjes në dritë të vrasjes makabër të Curuvijas dhe se në të ardhmen e afërt prapavija politike e këtij krimi do të dalë në shesh dhe ata që e urdhëruan krimin do të burgosen.

Nëse Gjykata e Apelit e konfirmon vendimin, do të jetë hera e parë për Serbinë, që vrasësit e gazetarëve të marrin dënimin – u shpreh Zeljko Bodrozik ku për më tepër tha se, edhe pse ky do të jetë një hap konkret në luftimin e mosndëshkimit, kjo nuk do të thotë se gazetarët janë më të sigurt – Investigimet lidhur me vrasjet e Dada Vujasinovicit dhe Milan Panticit, si dhe vrasja në tentativë e Anastasijevicit janë ende të pa zgjidhura; numri i sulmeve fizike dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve vazhdojnë të mbeten të pa zgjidhura dhe sulmuesit të pa ndëshkuar. Roli i shtetit për të krijuar ambient të përshtatshëm pune për gazetarët dhe adresimi i rasteve të pandëshkuara më në fund duhet të ndodhë.

Rrjeti i SafeJournalists përfaqësues i mbi 8 mijë e 200 profesionistëve medial në Ballkanin Perëndimor, i bashkohet me shqetësim anëtarit të vetë AGPS-së, duke shpresuar që rastet e pandëshkuara ndaj gazetarëve në Serbi do të zgjidhen. Rrjeti i SafeJournalists i konsideron të papranueshme zgjatjen e investigimeve, si dhe zgjatjen e procedurave gjyqësore për rastet e vrasjeve të gazetarëve. Ftojmë Gjyqësorin në Serbi dhe të gjitha institucionet relevante që të mbështesin përpjekjet dhe të reagojnë edhe në praktikë për zgjidhjen e të gjitha rasteve të dhunës ndaj gazetarëve, jo vetëm nëpërmjet deklaratave dhe nënshkrimeve të marrëveshjeve ndërkombëtare.

Secili sulm ndaj gazetarëve është sulm në interesat publike, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.

Shkup – Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Zagreb, 07.07.2020

Asociacioni i Gazetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës

Sindikata e Mediave e Malit të Zi

Asociacioni i Gazetarëve Kroatë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë

Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve të Serbisë


, ,