Platforma rajonale: Politikanët duhet të ndalojnë etiketimin e gazetarëve si “armiq” dhe “tradhtarë”



Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor për Mbrojtjen e Lirisë së Medias dhe Sigurisë së Gazetarëve, e cila përfaqëson më shumë se 8,000 anëtarë, dënon deklaratat e anëtarit të Presidencës së B&H, Milorad Dodik, në lidhje me punën e gazetarëve të portalit Klix.ba nga Sarajeva.

Në një seancë të veçantë të Asamblesë Kombëtare të Republikës Srpska në Banjllukë, të mbajtur më 26 shkurt, Dodik e quajti Klix “media armike” për Republikën Srpska.

“Kjo nuk është hera e parë që Z. Dodik ka etiketar publikisht mediat dhe gazetarët dhe ka kritikuar punën e tyre. Vitet e fundit, BHJA ka regjistruar të paktën 20 sulme dhe kërcënime verbale nga Milorad Dodik ndaj gazetarëve dhe medieve në të gjithë B&H. Më 14 shkurt, gjatë një konference për shtyp, Dodik sulmoi verbalisht gazetarin e BNTV Vladimir Kovacevic, duke e quajtur atë dhe median ku ai punon “tradhtarë”, që është një mesazh veçanërisht shqetësues duke pasur parasysh që gazetari Kovaceviç ishte në shënjestër të një sulmi brutal fizik dy vjet më parë dhe mezi mbijetoi “, tha Borka Rudic, sekretare e përgjithshme e Asociacionit të Gazetarëve në B&H.

Etiketimi i gazetarëve dhe medieve si “tradhtarë” dhe “armiq” është i papranueshëm kur vjen nga për zyrtarët publikë, veçanërisht nga ata që mbajnë pozitat më të larta politike në vend, dhe kjo paraqet presion të hapur politik dhe kërcënim për liritë e medieve, përfshirë lirinë për të kritikuar politikanët, pikëpamjet dhe vendimet e tyre.

Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor për Mbrojtjen e Lirisë së Medias dhe Sigurisë së Gazetarëve,  i bën thirrje z. Milorad Dodik, si dhe politikanëve tjerë të B&H, të ndalojnë etiketimet e papërshtatshme për gazetarët dhe mediet dhe të pajtohen me qëndrimet e tyre, sipas vlerave demokratike që vetë ata i përfaqësojnë, duke respektuar normat e komunikimit të mirë dhe me respekt të plotë për rolin e medieve në një shoqëri demokratike.

Shkup – Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Zagreb, 28. 02.2020

Asociacioni i Gazetarëve të B&H

Sindikata e Medieve të Malit të Zi

Asociacioni i Gazetarëve Kroatë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë

Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve të Serbisë


, ,