Bosnjë: Policia duhet të reagojë me shpejtësi kur gazetarët kërcënohen

globarl2p.org


Vanja Stokic, kryeredaktore e portalit E-trafika ka pranuar një mesazh në rrjetin e saj social personal Facebook, nga një individ i njohur, i cili ka shkruar se ai ‘do t’ua presë kokën’ jo vetëm refugjatëve, por edhe ‘të gjithë juve kujdestarëve që i mirëprisni ata’. Edhepse identiteti i dërguesit të mesazhit është i njohur, ai u arrestua një ditë më pas, pas kërcënimeve të vazhdueshme ndaj Stokic dhe shoqërisë së saj por edhe pas reagimit të fuqishëm publik që pasoi.

Me 22 maj, e premte, Stokic e pranoi mesazhin shqetësues pasi e publikoi një fotografi me dy refugjatë, në profilin e saj. Ajo provoi të raportonte këto mesazhe menjëherë tek policia, por iu tha se duhej të kthehej në polici të hënën – tri ditë pasi u bë kërcënimi. Stokic tha se i njëjti person e ka kontaktuar prapë, duke përsëritur kërcënimin e madje edhe duke e treguar numrin e tij të telefonit që ajo më pas t’ia kalonte atë policisë.

– Më pas, për dy orë të tëra ky person na ka kërcënuar mua dhe shoqërinë time në rrjete sociale dhe duke shkruar mesazhe shqetësuese e të tmerrshme – tregoi Stokic duke shtuar se policia në Banja Llukë nuk e morri seriozisht raportimin e saj dhe nuk dëshiruan as ta dëgjonin versionin e saj. Këto sjellje lejuan që kërcënimet dhe kanosja të vazhdonte.

Partneri nga Bosnja – BH Journalists, të Platformës SafeJournalists.net, fuqishëm e dënojnë këtë sjellje aspak profesionale të zyrtarëve policorë dhe kërkojnë sanksionimin e personave që vonuan marrjen e deklaratës së gazetares dhe realizimin e një hetimi kundrejt këtij krimi.

-Është e vështirë të mos i shohësh standardet e dyfishta këtu – kur zyrtarët publik kërcënohen në rrjete sociale, autoritetet reagojnë me shpejtësi. Rastet hetohen dhe kryerësit shpejt zbulohen dhe sanksionohen – thotë Borka Rudic, sekretare e përgjithshme e BH Journalists. – Në rastin e Vanja Stokic, administrata policore e Banja Llukës veproi joprofesionalisht dhe nuk i morri seriozisht kërcënimet, duke lejuar kësisoj që Stokic të ishte e shqetësuar dhe kanosur prapë nga i njëjti person. Tash që kryerësi është arrestuar, ne insistojmë që të kryhen investigime serioze ndaj tij dhe të ketë dënime të merituara.

Platforma SafeJournalists, e cila përfaqëson mbi 8200 anëtarë dhe profesionistë të medias në Ballkanin Perëndimor, bashkohet në anëtarin e saj në Bosnje në reagimin e fuqishëm duke dënuar sjelljen e administratës policore të Banja Llukës në këtë rast.

Përderisa e mirëpresim arrestimin, na vjen keq që policia nuk ka reaguar me kohë dhe në mënyrë të denjë, duke u siguruara që Stokic dhe shoqëria e saj të mos ekspozohen ndaj kërcënimeve shtesë. Bëjmë thirrje autoriteteve relevante ta pranojnë faktin se kërcënimet ndaj gazetarëve janë kërcënime ndaj interesit publik. Rastet e tilla duhet hetuar dhe kryerësit e tyre duhet dënuar pa vonesë – duke vepruar kështu, shteti e përçon mesazhin e qartë se kjo sjellje nuk do të tolerohet.

SafeJournalists.net do të informojë të gjitha palët kombëtare e ndërkombëtare për këtë rast.

Çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.

 

Shkup – Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Zagreb, 25.05.2020

Asociacioni i Gazetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës

Sindikata e Mediave e Malit të Zi

Asociacioni i Gazetarëve Kroatë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë

Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve të  Serbisë


, ,